Spektakël në Ligën e Kampionëve: Barcelona, PSG dhe Arsenal shënojnë 17 gola!

21 tetor 2025 | 23:26

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhuroi spektakël të vërtetë futbolli, me plot 43 gola të shënuar në vetëm nëntë ndeshje.

Nga Barcelona e deri në “BayArena”, mbrëmja u karakterizua nga gola, ritëm i lartë dhe paraqitje të frikshme nga gjigantët evropianë.

Barcelona shkëlqeu në shtëpi duke mposhtur Olympiacosin me rezultat të thellë 6:1, ku Fermin Lopez ishte ylli i mbrëmjes me “hat-trick”.

Në Londër, Arsenali dominoi plotësisht ndaj Atletico Madridit, duke fituar me rezultat të pastër 4:0 dhe duke treguar se është një nga skuadrat më solide të këtij edicioni.

Në Gjermani, PSG shkatërroi Bayer Leverkusenin me rezultat impresionues 7:2, në një ndeshje ku Doué dhe Dembélé ishin të pandalshëm, ndërsa parizienët ruajnë rekordin perfekt me tri fitore.

Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme 4:2 ndaj FC Copenhagen, në një duel plot kthesa e emocione.

Newcastle United vazhdoi formën e mirë në arenën evropiane duke fituar 3:0 ndaj Benficës, me një performancë të disiplinuar dhe efikase.

Spektakël pati edhe në Eindhoven, ku PSV e mposhti Napolin me rezultat të thellë 6:2, duke konfirmuar forcën e sulmit holandez.

Në Belgjikë, Interi ishte i pamëshirshëm ndaj Royale Union SG, duke fituar 4:0 dhe duke ruajtur portën e paprekur për herë të tretë radhazi në Champions.

E vetmja ndeshje pa gola ishte ajo mes Kairat Almaty dhe Pafosit, që përfundoi 0:0.

Ndërkohë, Manchester City fitoi me qetësi 2:0 ndaj Villarrealit, duke e përmbyllur me stil një mbrëmje ku skuadrat e mëdha treguan pse janë pjesë e elitës evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë…