“Spidermani” nis punën si zjarrfikës në Paris

01 korrik 2018 | 22:10

Sot ka qenë dita e parë e punës në Brigadën e Zjarrfikësve në Paris e emigrantit nga Mali, i cili e mori pseudonimin “Spider-Man” pasi u ngjit në një ndërtesë për të shpëtuar një fëmijë i cili ishte varur nga një ballkon, raporton “CNN”.

Shpëtimi i fëmijës nga Mamoudou Gassama në muajin maj, jo vetëm që e bëri të famshëm në internet, por ai fitoi edhe nënshtetësinë franceze dhe një punë si zjarrfikës.

Emigranti 22-vjeçar malian filloi punën e tij sot, e diel, ka thënë Djeneba Keita për “CNN”, përcjell “kallo”.  Ai ishte një nga 24 rekrutët e rinj, shkroi të enjten, Brigada e Zjarrfikësve e Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e kishte falënderuar personalisht Gassaman dhe i kishte dhënë atij një medalje për guximin dhe tha se atij gjithashtu do t’i ofrohej një punë në shërbimin e zjarrfikësve.

Ai i tha presidentit Macron: “Unë thjesht nuk pata kohë për të menduar, unë vrapova për ta kaluar rrugën për të shkuar dhe për ta shpëtuar atë. Unë vetëm u ngjita lart dhe falënderoj Perëndinë, Perëndia më ndihmoi. Sa më shumë që u ngjita, aq më tepër kisha guximin të ngjitem më lart”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…