Spiropali e ashpër me Specialen: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare

25 shkurt 2026 | 11:52

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka qenë e ashpër me Gjykatën Speciale.

Në konferencën për medie me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca, Spiropali, ka thënë se drejtësia e Speciales duhet të jetë e paanshme.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë, por drejtësia duhet të jetë e paanshme. Nuk mund të ec me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhoj perceptim se viktima e agresori janë në të njëjtin plan. Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte luftë për mbijetesë e liri, pas një periudhe të gjatë represioni terrori ndaj popullsisë civile. Kjo ishte arsyeja pse NATO-ja ndërhyri në Kosovë, për të shmangur një katastrofë humanitare. Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile. Sot në Hagë po përballen me drejtësinë udhëheqësit e luftës, emrat e tyre janë të njohur, ata janë figura që përcaktojnë kapitull të rezistencës. Ne nuk paragjykojmë asnjë vendim, por kemi detyrimin moral e historik që drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor nuk duhet të krijojë perceptimin se historia po rishkruhet në mënyrë të pa balancuar. Kosova si shtet nuk është në gjyq dhe nuk duhet të jetë në gjyq. Lufta për liri nuk është në gjyq dhe e vërteta historike nuk është në gjyq. Kërkojmë drejtësi që sheh panoramën e plotë, njeh kontekstin, historinë dhe  nuk shkel të drejtat e njeriut. Ky nuk është presion, është përgjegjësi ndaj historisë”, ka thënë Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, ka thënë se integrimi euroatlantik i…