Spiropali e emocionuar, pritet nga Baca Rifat në kullën e Jasharëve (VIDEO)

25 shkurt 2026 | 11:05

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën në Kosovë.

Para takimit në zyrë, ajo bashkë me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca morën rrugë drejt Prekazit për të bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, dhe për ta vizituar Bacën Rifat Jashari, në kullën e Jasharëve.

Bashkë me pamjet e shpërndara në Facebook, ministrja thotë se në Prekaz ndjehet pesha e historisë, por edhe përgjegjësia e së ardhmes.

“Liria nuk është trashëgimi automatike, ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë”, ka shkruar Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa…