Spiropali: Integrimi euroatlantik i Kosovës, element kyç i sigurisë rajonale

25 shkurt 2026 | 11:46

Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, ka thënë se integrimi euroatlantik i Kosovës është element kyç i sigurisë rajonale.

Ajo ka thënë se Shqipëria e ka në prioritet sigurinë e Kosovës meqë ajo nënkupton “vetë sigurinë e Shqipërisë”.

“Prania e NATO-s dhe roli i KFOR-it mbeten faktorë të pazëvendësueshëm stabiliteti në një Evropë të trazuar nga lufta dhe tensionet gjeopolitike, siguria nuk është e garantuar. Ajo kërkon vigjilencë, koordinim dhe angazhim të vazhdueshëm. Siguria e Kosovës është prioritet mbi prioritete për Shqipërinë dhe siguria e Kosovës është siguria e vetë Shqipërisë”, ka thënë Spiropali në një konferencë për medie me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca.

Spiropali ka thënë se kjo s’është figurë retorike, por vlerësim strategjik.

“Ne duam ta shohim Kosovën sa më pranë strukturave të NATO-s. Marrëveshja e përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një element i rëndësishëm për jo vetëm për trajnimet e përbashkëta dhe sigurinë, por edhe për përafrimin e Kosovës me strukturat e NATO-s”, ka thënë Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht nëse po i afrohet 1 000 golave ​​në karrierë…