Spiropali merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s. Takimi i sotëm konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën euroatlantike.
“Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të mbrojtjes e sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar dhe i angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive. Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s. Ne mbetemi të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



