Spiropali: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

24 shkurt 2026 | 11:12

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainë.

Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale për 4-vjetorin e luftës Rusi-Ukrainë.

“Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij”, ka theksuar ajo.

Kryediplomatja e Shqipërisë është shprehur se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën dhe se “Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë”.

“Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm”, ka deklaruar Spiropali.

Më 24 shkurt shënohet përvjetori e katërt i luftës Rusi-Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 800 infermierë me shkollë të mesme, 1 mijë e…