Spiropali takohet me Grenellin në New York, detaje çka diskutuan

25 shtator 2025 | 19:45

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme.

Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se: Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”

Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, si objektivi kryesor strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës po…