Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
24 shkurt 2026
| 16:16
Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali viziton nesër (e mërkurë) Kosovën.
Ajo do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë e ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të ndodhë në orën 10:00 në objektin e MPJD-së.



