Spitalet të gatshme për të përkrahur fushatën e vaksinimit

12 maj 2021 | 12:30

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

Në takim është diskutuar në lidhje me menaxhimin e situatës me Covid-19, trajtimin e rasteve të tilla në spitalet e përgjithshme, poashtu referimin e rasteve nga spitalet e përgjithshme për në klinikat e QKUK-së dhe mundësia e përkrahjes së fushatës së vaksinimit nga ana e spitaleve të përgjithshme.

Drejtori Krasniqi ka falënderuar spitalet për punën që kanë bërë në menaxhimin e rasteve me Covid.

Ai ka kërkuar nga drejtorët që spitalet e përgjithshme të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale dhe referimet për QKUK të bëhen vetëm në rastet kur një shërbim nuk mund të ofrohet në spitalin përkatës.

Spitalet e përgjithshme shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që në rast nevoje të përkrahin zbatimin e planit të vaksinimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë…