Spitali del me njoftim zyrtar, kjo është gjendja e Fatos Nanos

20 tetor 2025 | 16:38

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Tiranë.

Në një njoftim zyrtar, spitali ka njoftuar se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë  të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, ka njoftuar spitali.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari Fatos Nano, i cili është shkëputur nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

Fatos Nano është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isan Šerifi B.I me emrin tregtar “Palma 2" shpall te…