Spitali i Gjakovës jep detaje për vdekjen e gruas: E kemi pranuar në gjendje kritike

22 mars 2026 | 08:05

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se kishte rënë në ujë nga Ura e Moglicës.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por gjendja e saj ishte shumë e rëndë.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka bërë të ditur se pacientja është pranuar rreth orës 20:15 në gjendje të rëndë politraume dhe pa vetëdije. Në momentin e pranimit, ajo kishte tension të lartë arterial dhe gjendje të rënduar të përgjithshme.

Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente, përfshirë intubimin dhe reanimimin kardiopulmonar, por pavarësisht përpjekjeve maksimale, pacientja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 21:20.

Identifikimi i saj është bërë më vonë, rreth orës 22:00, me asistencën e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se Federata Atletike e Kosovës…