Spitali i Pejës publikon raportin e punës gjatë 24 orëve

27 tetor 2020 | 08:48

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjithashtu, në 24-orët e fundit kanë ndodhur 7 lindje, 3 të gjinisë djalë dhe 4 të gjinisë vajzë.

Po në raportin e publikuar thuhet se 291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

“93 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 56 Rëntgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Sa i përket pandemisë Covid-19, bëhet me dije se në 24-orët e fundit është shëruar edhe një pacient. “Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, bëhet me dije në njoftim. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është duke vazhduar gjobitjen e qytetarëve për…