
Spitali i ri i fëmijëve që është donacion i Emirateve Arabe po shkon drejt finalizimit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka spitalin e ri pediatrik-kirurgjik të fëmijëve, i cili është duke u finalizuar, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Zemaj ka bërë me dije se ky spital është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kap vlerën e mbi 26 milionë dollarëve.
“Vizita në Spitalin e ri Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, i cili është duke u finalizuar, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte shumë mbresëlënës, për punën e shkëlqyer që po bëhej. Ndërtimi i spitalit, pajisjet përcjellëse dhe teknologjia e fjalës së fundit, trajnimi i personelit janë donacion nga shkëlqesia e saj, Sheik Fatima bint Mubarak, me vlerë mbi 26 milionë dollarë. Ky spital do të jetë zgjidhje për lindjet e foshnjave të shëndetshme. Jemi falënderues për donatorët dhe përkushtimin e ish-presidenten Jahjaga për këtë vepër të madhe për shëndetësinë tonë”, ka shkruar Zemaj.