Spitali ushtarak i Beogradit thotë se Radojiçiqi po trajtohet në repartin ‘Trauma 2’ (video)

27 shtator 2023 | 17:01

Spitali ushtarak i Beogradit ka pretenduar se janë duke e trajtuar kriminelin Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të jetë plagosur në Banjskë, gjatë aktit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar një operatore në cilësinë e këtij institucioni shëndetësor, e cila për “Indeksonline” dëgjohet të jep detaje se Radojiçiq është i shtrirë për trajtim në repartin :Trauma 2”.

Gazetari: Ku është Radojiçiqi?

Spitali ushtarak i Beogradit: Ai (Milan Radojiçiq) është i shtrirë në repartin tjetër, “Trauma 2”.

Raportohet se operatorja e spitalit, me të kuptuar se gazetarët ishin nga Kosova, u ka bllokuar komunikimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha,…