‘S’po kuptoj çfarë po bën në Greenland’, Trumpi ia publikon mesazhet Macronit: Të shkojmë në Paris, të bëjmë gjëra të mëdha
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka publikuar një mesazh të cilin atij ia ka dërguar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, lidhur me çështjen e Groenlandës.
Macroni, i është drejtuar Trump-it duke i thënë se “s’po e kupton” se çfarë po bën Trumpi me Greenlandën.
Presidenti francez, i ka sugjeruar Trumpit, që të darkojnë në Paris, dhe se ai mund të organizojë takim me G7 ku do të ftoheshin edhe sirianët, danezët, rusët e ukrainasit.
“Miku im, ne jemi plotësisht në një linjë për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj se çfarë po bën për Groenlandën. Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha: Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit në Paris, të enjten pasdite. Mund të ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në kuadër të takimit. Le të kemi një darkë së bashku në Paris, të enjten, përpara se të kthehesh në ShBA”, ka shkruar Macron në mesazhin e tij drejtuar Trumpit.



