‘Sport Bild’: Bayerni vazhdon të jetë i interesuar për Fisnik Asllanin
Bayerni vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i cili po luan një sezon të hatashëm në Bundesligën gjermane, me Hoffenheimin.
Me gjashtë gola e dy asistime, Asllani vlerësohet lartë nga hierarkia e Bayernit, që edhe publikisht e kanë pranuar pëlqimin për të, derisa vet futbollisti me vlerën prej 30 milionë eurosh në transfermarkt, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë kosovar.
Klubi i tij megjithatë, e vlerëson 50 milionë euro, si shumën përfundimtare për largimin e tij, pasi përveç Bayernit, të interesuar për të mbetet edhe Barcelona, Dortmundi e Chelsea.
23-vjeçari shihet si një nga dëshirat e klubit bavarez, pasi ka lindur në Berlin, e njeh mirë futbollin gjerman dhe ligën dhe vlerësohet si talent i madh por sipas gazetarit të “SportBild”, Christian Falk, ka një problem për transferimin e Asllanit te Bayerni.
Synimet e klubit nga Muncheni për vazhdimin e kontratës me Harry Kane, mund të prishin punë, megjithëse Asllani, shihet si e ardhmja e sulmit bavarez.



