Sporti mbetet pa gazetarin Agim Binaku, trajnerin Mehdi Jashari dhe basketbollistin Gazmend Sinani

30 dhjetor 2018 | 12:17

Gazetari shumëvjeçar i sportit, redaktor i sportit në “RTV 21”, Agim Binaku, ndërroi jetë. Binaku për shumë vjet dha kontribut të çmuar në sport, duke promovuar vlerat e lëvizjes olimpike dhe sportit në përgjithësi.

Në vitin 2018 ndërroi jetë edhe profesori dhe trajneri shumëvjeçar i hendbollit Mehdi Jashari. Ky vit ishte i kobshëm për sportin pasi në një aksident trafiku humbi jetën basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statuti për Trepçën do t’i hapte rrugë zhvillimit të këtij…