Sportisti i famshëm nuk pranonte vaksinimin, vdes nga Covidi

22 dhjetor 2021 | 14:18

Kikboksieri i famshëm belg ka ndërruar jetë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.

Frederic Sinistra ishte 41-vjeç, ai ishte në formë dhe gjendje të mirë kur u infektua me koronavirus. Simptomat u përkeqësuan papritur dhe ai përfundoi në spital.

Ai ka marrë pneumoni dhe ka postuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin:

– Do të kthehem një mijë herë më i fortë!

Megjithatë, ai vdiq tre ditë pas këtij njoftimi. Trajneri i tij zbuloi se ai ishte një kundërshtar i madh i vaksinimeve dhe masave të qeverisë për të shtypur pandeminë. Ai as nuk ka dashur të qëndrojë në spital, por është larguar nga institucioni me kërkesën e tij për t’u trajtuar i vetëm në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Afrikës do të zhvillohet rregullisht sipas programit nga…