Springsteen: Nëse fiton Trumpi do të arratisem në Australi

18 tetor 2020 | 17:58

Rockstari Bruce Springsteen, i njohur si përkrahës dhe aktivist demokrat ka deklaruar se nëse presidenti Donald Trump fiton edhe një mandat “do të ikë” në Australi.

Ylli i “Born to Run” ka thënë për “Daily Telegraph” të Australisë se nuk pret që Trumpi të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit përballë Joe Bidenit.

Por, ai ka thënë se nëse Trumpi mbetet në Shtëpinë e Bardhë, vetë do të ikë nga ShBA-ja.

“Nëse rizgjidhet Trumpi, gjë që s’do të ndodhë, pasi po parashikoj se do të humbë, nëse për rastësi ai fiton, do të më shihni në aeroplan”, ka thënë ai.

Qëndrimi i tij i tanimë dallon nga 2018-a kur thoshte se “Demokratët s’kanë një kandidat të duhur për president”.

Muzikanti 71-vjeçar ka qenë kritik i rregullt i Trumpit.

Në qershor, e kishte konsideruar si të dështuar përballjen e ShBA-së me koronavirusin.

Edhe yje të tjera janë shprehur se do të ikin nga ShBA-ja nëse Trumpi fiton mandatin e dytë. Javën e shkuar, Tommy Lee u shpreh se në rast se Trumpi fiton, ai do të ikën drejt Britanisë së Madhe.

Miley Cyrus, Samuel Jackson, Lena Dunham ishin ankuar në zgjedhjet e 2016-s se nëse Trumpi fiton do të iknin nga shteti./GazetaShqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve të IKSHPK-së, sot në Deçan dy persona kanë…