Sqarim i Universitetit të Prishtinës në lidhje me pretendimet për gabime në testin pranues të Fakultetit të Mjekësisë

18 korrik 2025 | 16:23

Pas pretendimeve të kandidatëve për studentë në Fakultetin e Mjekësisë për gabime teknike në disa pyetje nga lëndët e kimisë dhe biologjisë, rektori i Universitetit të Prishtinës prof. Arben Hajrullahu është takuar sot me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Sefedin Muçaj dhe Komisionin e ankesave nga ky fakultet.

Takimi është zhvilluar për të sqaruar pretendimet për gabime në testin pranues të fakultetit me më së shumti interesim dhe kandidatë për studentë.

Rektori Hajrullahu gjatë takimit, në konsultim me dekanin dhe Komisionin për Ankesa të Fakultetit të Mjekësisë, ka vendosur ta krijojë një komision të pavarur që do të hetojë se a ka pasur gabime në testin e pranimit në këtë fakultet.

Komisioni do të ketë në përbërje ekspertë të fushave për të cilat ka ankesa se kishte gabime në test, kimistë dhe biologë që nuk kanë qenë pjesë e hartimit të pyetjeve për test dhe as në komisionin e ankesave.

Komisioni do të hartojë një raport me gjetje në lidhje me pretendimet për gabime në test, për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër, më i madh dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të viseve ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë eliminuar tre figura kyçe…