Sqarim nga KESCO mbi deklaratën e Sindikatës së Ferronikelit: Furnizimi i Ferronikelit bëhet në përputhje me kontratën

08 nëntor 2021 | 14:55

KESCO sqaron se Ferronikeli është konsumator i parregulluar që nga viti 2017. Pra, ky konsumator ka të drejtë të zgjedhë furnizuesin prej të cilit mund të blejë energjinë elektrike që konsumon. Vendimi për t’u furnizuar me tarifa të parregulluara në një treg të hapur është marrë nga institucionet e vendit si një vijimësi e liberalizimit të tregut të energjisë.

Për qëllime sqarimi, blerja e energjisë elektrike nga KEK-u është me prioritet për konsumatorët e rregulluar së pari, në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga ZRRE. Duke pasur parasysh se prodhimi i KEK-ut nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e konsumatorëve të rregulluar, energjia elektrike për Ferronikel është blerë nga importi, konform kontratës së rënë dakord midis palëve.

Meqenëse çmimet e importit janë aktualisht shumë të larta, kompania është e prekur drejtpërdrejt nga këto çmime që kanë goditur pothuajse të gjithë Evropën. Prandaj, me siguri të plotë mund të themi se KESCO është duke respektuar kontratën që ka me Ferronikelin, dhe akuza drejtuar KESCO-s është e pabazuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga…