S’RESPEKTUAN VENDOSJEN E ÇMIMEVE, DËNOHEN 25 KOMPANI TË DERIVATEVE

30 tetor 2022 | 22:37

Nga shtatori, 25 kompani të derivateve nuk e kanë respektuar vendosjen e çmimeve tavan nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Nga to, 17 janë kompani shitëse me shumicë dhe 8 me pakicë. Në anën tjetër, eksperti i tregjeve financiare thotë se ky vendim i ekzekutivit është praktikë për kompanitë.

Vetëm për dy muaj, 25 kompani nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen çmimeve tavan të derivateve.

Prej tyre, 17 kompani-shitëse me shumicë dhe 8 kompani-shitëse me pakicë, nuk e kanë respektuar çmimin e përcaktuar.

Nga ministria tregojnë se çfarë ndodh kur kompanitë nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë.

“Në rastet kur inicohet procedurë në gjykatat kompetente, atëherë gjykata është organ që e shqipton gjobën dhe ndjek procedurën e ekzekutimit të gjobës, kurse në rastet kur inspektori i tregut shqipton gjobë me vendim dhe kompanitë nuk përmbushin obligimin ligjor brenda afatit të përcaktuar, atëherë inicohet procedura e përmbarimit”, thuhet në përgjigjen e MINT për Tëvë1.

Por me këtë vendim nuk po pajtohen nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Fadil Berjani, ky vendim i ka dëmtar gjithë sektorin e naftës, pasi sipas tij ka raste kur kanë punuar me humbje të mëdha.

“Ka raste kur kemi ble naftën 0,8 cent me çmimin më të lartë, se ministria ka kalkulu çmimin me të ulët. Kompanitë e mëdha janë lodhur me këto vendime ndërsa kompanitë e vogla janë para falimentimit. E lus Kryeministrin Kurti që mos të lejoj të merren kësi vendime sepse janë të dëmshme për bizneset e mesme dhe të vogla”, ka thënë Berjani.

Ndërkaq, eksperti i tregjeve financiare, Emanuel Bajra thotë se vendosja e indeksit të çmimit tavan është vendim praktik.

Bajra thotë se çdo javë çmimet në Kosovë lëvizin shumë më tepër se në Britaninë e Madhe.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për çdo ditë cakton çmimet tavan për derivatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të…