Stacioni i autobusëve në Gjakovë ofron risi për qytetarët që frekuentojnë hapësirat e tij

12 dhjetor 2023 | 16:50

Stacioni i Autobusëve të Gjakovës, dita ditës është duke ofruar kushte më të mira për qytetarët të ciulet frekuentojnë këtë stacion dhe që udhëtojnë me linjat e autobusëve. Së fundmi për qytetarët (udhëtarët) kanë ofruar edhe një hapësirë që mund të kenë qasje në internet pa pagesë, të mbushin telefonat e tyre por edhe tavolina punë që gjatë kohës së pritjes së autobusëve të mund edhe të kryejnë punë të ndryshme me laptop. Kështu është bërë e ditur nga kryeshefi i kësaj ndërmarrje publike lokale, Mentor Hoxhaj.

Njoftimi i plotë”

Të dashur udhëtarë!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që nga sot kemi filluar ofrimin e një hapësire të re.

Kjo hapësirë mundëson qasje në internet pa pagesë, mbushjen e telefonave apo laptopëve dhe ofrohet tavolinë për punë.

E gjithë kjo në kuadër të politikave për ofrimin e shërbimeve pa pagesë në të mirë të udhëtarëve respektivisht qytetarëve që frekuentojnë Stacionin e Autobusëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 13.12.2023 Punime të…