Stacioni i Autobusëve në Prishtinë shpërblen punonjësit me 100 euro për Fitër Bajram
19 mars 2026
| 22:11
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, NPL “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë ka vendosur t’u japë çdo punonjësi nga 100 euro, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe punën e tyre të përditshme.
Ndërmarrja gjithashtu u uroi qytetarëve paqe, shëndet dhe mirëqenie.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë ka vendosur të ndajë nga 100€ për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes.
Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.
NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë ju uron festen Bajramit te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves!



