Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore

06 qershor 2026 | 13:00

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara.

Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha sportive në Suharekë është bërë zyrtar. Stadiumi i ri i qytetit është pajisur me leje ndërtimore, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e impiantit modern futbollistik.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis e Komunës së Suharekës, e cila ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë për pajisjen me leje ndërtimore.

Sipas dokumentit zyrtar, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, me dimensione të rregullta të fushës së futbollit dhe me kapacitet prej 6,500 ulësesh tërësisht të mbuluara. Projekti bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një videomesazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar…