Stadiumi ‘Shahin Haxhiislami’ pritet t’i plotësojë kushtet e UEFA-s

24 qershor 2020 | 14:39

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës ka vizituar stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami”.

Me këtë rast ministrja Dumoshi dha një lajm të mirë për futbolldashësit e Pejës, pasi që për një kohë shumë të shkurtër ky stadium do t’i plotësoj kushtet e kategorisë së katër të UEFA-s.

“Të gjitha stadiumet të cilat ndërtohen duhet t’i kenë edhe kriteret e UEFA-s. Ky stadium do ta ketë kategorinë e katërt, e cila do t’i plotësoj kushtet që një të ardhme të afërt qysh mendojmë me dinamikën e punës të shpejtohet dhe të jetësohet ky projekt. Në Pejë mundet me qenë edhe ndonjë lojë ndërkombëtare”, ka thënë Dumoshi.

Kryetari i Komunës së Pejës është shprehur optimist se ky stadium do të kryhet sa më shpejtë për t’i shërbyes sportistëve pejanë.

“Shpresojmë që ky stadium të kryhet në afat më optimal në të ardhmen dhe të ju shërbejë sportistëve të komunës së Pejës dhe regjionit”, ka thënë ai. Projekti për renovimin e stadiumit të “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të kushtojë 9 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur takimi…