Stafi i ZKA-së vazhdon traditën e përvitshme të dhurimit të gjakut

23 dhjetor 2025 | 11:42

Në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), u mbajt aktiviteti tradicional i dhurimit të gjakut, i organizuar me iniciativën e Sindikatës së ZKA-së, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare të Transfuzionit të Gjakut.

Punonjësit e ZKA-së si në çdo vit tjetër i janë përgjigjur thirrjes për këtë gjest human, i cili kontribuon drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve.
Aktiviteti u zhvillua me sukses dhe dëshmoi angazhimin e vazhdueshëm të ZKA-së për humanizëm dhe mirëqenie shoqërore.

Ky aktivitet tashmë i kthyer në traditë synon të rrisë vetëdijen për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe të inkurajojë stafin që përmes veprimeve konkrete, të kontribuojë në ndihmë të sistemit shëndetësor dhe pacientëve në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata elektorale ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa Nisma Socialdemokrate…