Starlink do të lançojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

24 korrik 2025 | 08:25

Starlink thuhet se po përgatitet të lançojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Kholoud Jarada* Kanë qenë ditët më të këqija nga…