Starmer: Britania po hyn në gatishmëri lufte!

02 qershor 2025 | 18:37

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka thënë se vendi i tij do të hyjë në “gatishmëri lufte”, teksa ka njoftuar planin për shpenzimet ushtarake që përfshijnë edhe ndërtimin e nëndetëseve të reja bërthamore.

Gjatë një vizite në ambientet e një prej kompanive më të mëdha të mbrojtjes, BAE Systems, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për konflikt, në mënyrë që të pengojë konfliktin dhe se kërcënimi nga Rusia nuk mund të injorohet.

Starmer ka vendosur të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitet 2027-28. Ekziston gjithashtu një ambicie për të arritur 3% deri në vitin 2034, por qeveria nuk ka përcaktuar një afat kohor përfundimtar se kur kjo mund të ndodhë.

Megjithatë, propozimi i fundit i NATO-s është që vendet të shpenzojnë 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2032. Kjo do të votohet më vonë këtë muaj.

Ministrja e mbrojtjes së Lituanisë e quajti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar prej 2.5% “lajm të vjetër” dhe i tha BBC-së se 3.5% duhet të jetë minimumi i domosdoshëm.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i tha kanalit lokal DR Neës se 5% është e arritshme, por është “shumë vonë”, ndërsa tha gjithashtu se 3% nuk ??është e mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, është zgjedhur presidente…