Starmeri dhe Trumpi: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore

18 shkurt 2026 | 18:33

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme si dhe bisedimet që po zhvillohen midis ShBA-së dhe Iranit.

Gjatë një telefonate, Starmeri ka përsëritur dënimin e tij për sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë, ka thënë zyra e kryeministrit britanik në një deklaratë, duke shtuar se udhëheqësit diskutuan për negociatat që po zhvillohen për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës, kryeministri britanik ka reflektuar mbi situatën aktuale në rajon dhe rëndësinë e sigurimit të qasjes së mëtejshme për ndihmën humanitare.

Më 8 tetor 2023 Izraeli ka filluar luftë në Gaza, e cila ka zgjatur dy vjet, duke lënë të vrarë më shumë se 72 mijë palestinezë të vrarë dhe 171 mijë të plagosur si dhe shkatërrimit masiv që preku 90 për qind të infrastrukturës civile, me kostot e rindërtimit të vlerësuara nga Kombet e Bashkuara në rreth 70 miliardë dollarë.

Starmeri dhe Trumpi kanë konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për ta promovuar stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme, tha deklarata.

Ata kanë diskutuar edhe për bisedimet e vazhdueshme midis ShBA-së dhe Iranit që po zhvillohen në Gjenevë mbi programin bërthamor të Iranit. “Të dy ranë dakord që Irani nuk duhet të jetë kurrë në gjendje të zhvillojë armë bërthamore dhe përsëritën nevojën për të bashkëpunuar ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve për ta përmirësuar sigurinë rajonale”, ka thënë zyra e kryeministrit britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka asnjë…