Statistika që i jep shpresë botës në luftën kundër virusit

02 maj 2020 | 11:52

Më shumë se 1 milion njerëz të infektuar me koronavirus në të gjithë botën tani janë shëruar.

Të dhënat e përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, i cili ka gjurmuar pandeminë që prej fillimit, tregojnë se ky numër u arrit mbrëmjen e djeshme.

Më shumë se 3 milionë njerëz janë infektuar nga virusi në të gjithë botën, dhe rreth 230,000 persona kanë humbur jetën, gjë që do të thotë se tani ka rreth katër herë më shumë të shëruar sesa viktima.

Statistikat tregojnë se në SHBA, 153,000 persona janë shëruar nga virusi, ndërsa ndiqet nga Gjermania, me 123,000 të shëruar dhe Spanja me 112,000 të shëruar.

Në Shqipëri nga 782 që është numri i personave të infektuar, 488 prej tyre janë të shëruar, ndërsa 263 janë pacientët aktivë dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Sidoqoftë, numri i vërtetë i pacientëve të infektuar që janë shëruar mund të jetë miliona më shumë, sepse përhapja e vërtetë e pandemisë mbetet një mister.

Dhjetëra vende të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, nuk kanë asnjë ide sesa njerëz janë infektuar me të vërtetë për shkak të mungesës së testimeve./ Daily Mail

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacienti që vdiq të premten në Klinikën Infektive në QKUK…