Statistikë interesante: Ronaldo dhe pozicionet jashtë loje në Kupën e Botës

28 qershor 2026 | 10:49

Cristiano Ronaldo ka hyrë në vendin e dytë në listën e futbollistëve të kapur më shpesh në pozicion jashtë loje në Kupën e Botës gjatë shekullit të 21-të.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, Portugalia barazoi 0–0 ndaj Kolumbisë, ku kapiteni veteran u ndal dy herë për pozicion jashtë loje, raporton Telegrafi.

Me këto raste, sulmuesi 41-vjeçar ka arritur në total 23 raste jashtë loje në historinë e tij në Kupën e Botës.

Në këtë renditje, ai renditet i dyti, i tejkaluar vetëm nga ish-sulmuesi i Holandës, Robin van Persie, i cili kryeson me 25.

Pas Ronaldos ndodhet francezi Thierry Henry me 22 raste.

Statistikat e Ronaldos në Kupat e Botës sipas edicioneve:

Botërori 2006: 5 raste jashtë loje

Botërori 2010: 3

Botërori 2014: 3

Botërori 2018: 1

Botërori 2022: 7

Botërori 2026: 4

Ky rekord e vendos Ronaldon në një statistikë të veçantë të historisë së Botërorëve, duke reflektuar edhe rolin e tij të vazhdueshëm si pikë referimi në sulmin e Portugalisë përgjatë më shumë se dy dekadash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë nga dhjetë përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën…