Stërvitja Shqipëri – Kosovë – Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit i pajustifikuar. Ftesa është për të gjithë vendet e rajonit

25 shkurt 2026 | 14:30

Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

“I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë. Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi pasur komunikim me Beogradin përveç faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe”, ka theksuar Vengu, raporton Abcnews.

Më 18 mars 2025, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kishin nënshkruar një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme, të bazuara në vlerat e përbashkëta, orientimet strategjike dhe angazhimet reciproke drejt sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. Duke riafirmuar synimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin trepalësh të sigurisë dhe mbrojtjes për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore dhe në rajonin Adriatiko-Jonian dhe po ashtu duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodri Hernandez mbetet objektiv i madh i i skuadrave të…