Steven Gerrard zbulon pse Liverpooli dështoi ndaj Brightonit

22 mars 2026 | 14:06

Trajneri Steven Gerrard beson se Arne Slot duhej ta rotaciononte më shumë formacionin e Liverpoolit para ndeshjes së Ligës Premier kundër Brightonit.

Pothuajse të gjithë lojtarët e fushës që trajneri zgjodhi kishin startuar edhe ndaj Galatasarayt disa ditë më parë dhe Gerrard argumenton se “Reds” nuk kishin energjinë e nevojshme për të bërë një paraqitje të mirë.

“Këtë e kemi parë disa herë këtë sezon, ku ata japin shumë mund, luajnë shumë mirë në skenën e Ligës së Kampionëve”.

“E gjithë emocioni, energjia dhe intensiteti që duhet të vendosësh në ato ndeshje për të fituar ose për të marrë rezultat, po ndikon shumë tek ata në fundjavë.

“Nuk kanë opsione të mjaftueshme në skuadër ose në stol për të bërë shumë ndryshime dhe për të sjellë energji apo cilësi që të performojnë në të njëjtin nivel si në mesjavë. “Ai duhej të luante me shumë nga të njëjtët lojtarë sot, bëri disa ndryshime që iu imponuan.

“Por trajneri dëshironte të ruante vazhdimësinë, në vend që të bënte ndryshime për energji, dhe kjo i doli kundër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Liverpooli po synon ta sigurojë top katërshen këtë edicion, ndërsa edhe është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku takohet me Paris Saint-Germain./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i është…