Stjuardesa vjedh mbi 4 mijë dollarë nga pasagjerët
                21 tetor 2018
                |  12:38
            
        Një stjuardesë në Emiratet Arabe është akuzuar për vjedhjen e parave të dy pasagjerëve. Gjatë fluturimit, mendohet se ajo ka vjedhur para me vlerë mbi 4 000 dollarë nga kuletat e dy vëllezërve që ishin çuar nga vendet e tyre në avion për ta ndihmuar babanë e tyre të sëmurë.
Gjatë seancës gjyqësore, vëllezërit e moshës 35 dhe 43 vjeç raportuan se paratë e vjedhura ishin në portofol.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        