Stoltenbergu përmes telefonit uron Zaevin për votimin e ndryshimit të emrit

25 tetor 2018 | 18:10

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka realizuar të enjten një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm, të NATOS-s, Jens Stoltenberg, i cili i ka shprehur urimet dhe mbështetjen e tij për suksesin në zbatimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përshëndetur vendimin e guximshëm, të madh dhe në interes të shtetit, të deputetëve dhe i ka përcjellë kryeministrit Zaev se në NATO janë të gëzuar që Republika e Maqedonisë vazhdon përpara, dhe ka shtuar se në atë drejtim përcjell përgëzime edhe për bisedimet qasëse të përfunduara me sukses më 18 dhe 19 tetor në Bruksel për anëtarësim në Aleancë dhe ka porositur se NATO mbetet e fokusuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në Aleancë”,është thënë në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë, njofton “AlsatM”.

Sipas kësaj komunikate, Zaevi ka falënderuar Stoltenbergun për mbështetjen dhe ka informuar atë se procesi pritet të përfundojë në janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur…