StoneCastle hap dyert për prodhuesit e rrushit

15 gusht 2022 | 19:06

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur lajmin e mirë për prodhuesit e rrushit në komunën e Rahovecit.

Latifi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se pronari i kompanisë prestigjioze StoneCastle, Rrustem Gecaj, ka dëgjuar zërin e tij dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës sonë dhe më gjerë.

“Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi pronari i nderuar i kompanisë prestigjioze StoneCastle, z. Rrustem Gecaj, dëgjoi zërin tonë dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës sonë dhe më gjerë.”, ka shkruar Latifi.

Njoftimi i plotë i kryetarit Latifi:

Një lajm i mirë!

Këtë vit bëhet pranimi i rrushit.

Në këtë vit dyert e bodrumit StoneCastle do të jenë të hapura për prodhuesit e rrushit.

Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi pronari i nderuar i kompanisë prestigjioze StoneCastle, z. Rrustem Gecaj, dëgjoi zërin tonë dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës sonë dhe më gjerë.

Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, si për vreshtarët, verëtarët dhe për të gjithë bujqit, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës.

Faleminderit i nderuar z. Rrustem Gecaj dhe kompanisë StoneCastle!

Urime për vreshtarët e Rahovecit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës bien me 5 dollarë në nivelin më…