Storie suksesi: Dy gjimnazistë të shkollës “Haxhi Zeka” pjesë e Kombëtares së Kosovës U18 në hendboll

26 dhjetor 2025 | 23:27

Dy nxënës të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog, Florent Mavraj dhe Orges Mavraj, janë ftuar zyrtarisht nga Federata e Hendbollit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18.

Ky përfaqësim përbën një sukses të madh dhe plotësisht të merituar për dy gjimnazistët, i cili vjen si rezultat i punës së palodhshme, disiplinës, përkushtimit dhe talentit të tyre sportiv. Ftesa për të përfaqësuar Kosovën në nivel kombëtar është dëshmi e qartë e potencialit të tyre dhe e angazhimit të vazhdueshëm në sport.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” shpreh krenarinë e tij për arritjet e nxënësve Florent dhe Orges Mavraj dhe u uron atyre shumë suksese, paraqitje dinjitoze dhe rezultate të shkëlqyera me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Urime dhe suksese të mëtejme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes në Big Brother…