
Strakosha, afër Unitedit
09 korrik 2022
| 17:55
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, duket se më në fund e ka gjetur një skuadër dhe bëhet fjalë për klubin historik të Premier Ligës, Manchester United.
Siç bënë me dije media britanike, “Talk Sport”, klubi i “djajve të Kuq” është shumë pranë marrëveshjes me portierin shqiptar.
Ai shihet si zëvendësuesi i Din Henderson, i cili u largua drejt Notinghem Forest, me shqiptarin që pritet të jetë portier i dytë pas De Geas.
Erik Ten Hag kërkon që portieri i dytë i tij të jetë dikush që ka eksperiencë dhe për këtë arsye e pëlqen shqiptarin, i cili ka marrë atë që i duhet nga Lazio gjatë këtyre viteve.