
Strakosha: Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk më intereson Dortmundi
10 shkurt 2021
| 10:57
Tomas Strakosha bën një hap drejt largimit nga Lazio. Portieri i Kombëtares kuqezi ka konfirmuar interesimin e Borussia Dortmundit, ekip që ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër.
Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazio, që pas rikthimit nga infektimi me Covid-19, ndalesë që u shoqërua më vonë edhe me një lëndim muskulor.
“Po flasim për një skuadër të madhe, të rinj shumë të talentuar. Do të ishte interesante të jesh atje, mbi të gjitha në një stadium që tejmbushet dhe me tifozë që dhurojnë një atmosferë spektakolare. Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk më intereson. Sinqerisht, kush nuk do të tundohej nga një ofertë e tillë”, janë fjalët e gardianit Strakosha i intervistuar nga media gjermane “Sky Sport”.