
Strakosha edhe zyrtarisht lojtar i Brentfordit
15 korrik 2022
| 10:57
Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i Brentfordit. Portieri i kombëtares së Shqipërisë ka arritur edhe në mënyrë zyrtare akordin me klubin e ri dhe për herë të parë në karrierë do të nisë një aventurë në elitën e futbollit anglez, Premier Ligë.
Sezonet e fundit nuk kanë qenë më pozitivët për Strakoshën te Lazio, por tashmë gardiani pretendon të rigjejë formën e tij më të mirë.
Thomas Strakosha do të ketë konkurrencën e portierit spanjoll David Raya, i cili në sezonin e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm. Gjithsesi kjo nuk e tremb portierin shqiptar, i cili është gati që të luajë shanset e tij.