Strakosha ende i pavendosur, Lazio në listë ka tre portierë

03 mars 2022 | 16:49

E ardhmja e Thomas Straksoshës po shndërrohet në telenovelë. Lazio po shkon drejt një fundsezoni ku të dy portierët mund të largohen falas. Prioritet kryesor mbetet portieri shqiptar.

Tare dhe Lotito po bëjnë gjithçka për ta bindur, por firma mbi kontratë mbetet ende shumë larg. Strakosha nuk është i bindur plotësisht, por në këtë të sezon drejtuesit e Lazio po rrezikojnë shumë.

Në të njëjtën situatë është edhe Reina, por me portierin spanjoll mund të rinovojë automatikisht nëse arrin të kualifikohet në Evropë.

Në kushtet ku Strakosha nuk ka vendosur ende dhe në kushtet kur Reina nuk ofron garanci, Tare është i detyruar ta studiojë treguan. Në listën e tij gjejmë emra si Sergio Rico, Gollini, ndërsa ëndërr mbetet Kepa i Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij rus,…