Stresi 15 mijë vota për Labin

07 shkurt 2026 | 15:01

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova u përmbyll me eliminimin e Kushtrim Kelanit, i cili u skualifikua nga votat e publikut në një televotim të fortë përballë Ludo Lee dhe Labinot Rexhës.

Menjëherë pas kësaj, reperi Stresi ka zbuluar mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë për mikun e tij.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka treguar se ka dërguar plot 15 mijë vota në favor të Labit. Ai u shpreh se këtë e bën për shoqëri, ndërsa theksoi se votimi i tij ka qenë vendimtar në këtë nominim.

“Çfarë janë 15.000 vota për shoqëri? Vaj hallin në finale,” ka shkruar reperi në postimin e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shenoll Muharremi ka shprehur shqetësimin e tij për…