Strootmani transferohet te Marseille  

27 gusht 2018 | 14:10

Kevin Strootman është futbollist i ri i skuadrës së Marseillet.

Mesfushori i Kombëtares së Holandës i ka kushtuar skuadrës franceze 25 milionë euro, kurse ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.

Strootman do të punojë sërish me trajnerin Rudi Garcia, i cili në të kaluarën e kishte udhëhequr skuadrën e Romës. 28-vjeçari ka luajtur edhe për PSV-në, Sparta Rotterdam dhe Utrecht.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për një…