Kurti akuzoi opozitën si patriarkale, Çitaku i reagojnë Kurtit: Përgjigju për aferat e panumërta korruptive

31 maj 2025 | 19:09

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve të opozitës rreth çështjes së votimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare.

Çitaku ka thënë se Kurti në vend se të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë dhe në vend të se të përgjigjet për aferat e panumërta korruptive, ka zgjedhur të sulmojë opozitën, duke e etiketuar si patriarkale dhe të prapambetur.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë,

në vend që të përgjigjet për aferat e panumërta korruptive të qeverisë së tij,

në vend që të sqarojë përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me shitblerjen e energjisë, ka zgjedhur, si zakonisht, të sulmojë opozitën, duke e etiketuar si patriarkale dhe të prapambetur.

Ironike, kur dihet që PDK ishte partia e parë që propozoi një grua për Presidente të vendit, Flora Brovinën, dhe në vazhdimësi ka mbështetur gratë në pozita të larta politike dhe publike.

PDK ka saktësuar që nuk i voton Ministrat e Qeverisë Kurti 2. Ndërkohë, në grupin parlamentar të VV ka edhe rreth 40 deputetë tjerë, mes tyre edhe shumë gra. Le të bëjë ndonjë propozim tjetër.

E ndërkohë, LVV ka një histori krejt tjetër:

– Valdete Dakën, e sulmuan deri në shkarkim.

– Vlora Hysenin, e sulmuan dhe e shkarkuan.

– Gresa Cakën, e sulmuan brutalisht, vetëm pse s’mund ta shkarkonin.

Ky është realiteti. Jo propaganda.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për mosvotimin e kandidates së VV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai e ka quajtur mosvotimin e Haxhiut jo vetëm luftë politike por edhe gjinore nga partitë e tjera.

“Kjo situatë gjithashtu reflekton përballjen me struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi do të luajë në Superligën e Kosovës edicionin e…