
Strukturat e AAK-së në Deçan mobilizohen për fitoren e 12 tetorit
11 shtator 2025
| 10:26
“Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan janë mobilizuar për fitoren e 12 tetorit, si gjithmonë!”, kështu ka shkruar në “Facebook” kryetari i kësaj partie në Deçan, Bashkim Ramosaj, i cili në këto zgjedhje sërish garon për kryetar komune.
Ramosaj ka takuar Shtabin Zgjedhor, kryetarët e nëndegëve, listën e kandidatëve për Kuvend Komunal srukturat e rinisë, një pjesë të strukturave të gruas dhe Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm.
“Me punën dhe përkushtimin e këtij ekipi, të strukturave dhe aktivistëve tanë kudo dhe me mbështetjen e qytetarëve, ne do të fitojmë si asnjëherë më parë më 12 tetor. #𝐅𝐋𝐀𝐒𝐈𝐌𝐦𝐞𝐏𝐔𝐍Ë. Është motoja jonë. Është përgjigjja jonë. Është thirrja jonë”, ka shkruar Ramosaj.