
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë paralajmërojnë protesta masive në Beograd
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të protestojnë më 30 maj dhe 1 qershor në atë qytet.
“Beograd, 30 maj dhe 1 qershor, TË GJITHË NË RRUGË!” shkruan studentët e Fakultetit të Drejtësisë në bllokadë në rrjetin social X.
Që nga nëntori i vitit 2024, Serbia është tronditur nga protesta masive kundër korrupsionit, të shkaktuara nga shembja e një tende stacioni treni në Novi Sad, duke vrarë 15 persona. Protestat filluan në Novi Sad dhe së shpejti u përhapën në Beograd dhe qytete të tjera, duke mbledhur mijëra qytetarë duke kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për aksidentin dhe të luftojnë korrupsionin
Në mbështetje iu dolën edhe dhjetëra serb një ditë më parë në veri të Kosovës.
Studentët morën një rol drejtues në organizimin e protestave, duke përdorur kanalet digjitale të komunikimit për mobilizim. Gjatë janarit 2025, protestat u intensifikuan, duke përfshirë bllokimin e rrugëve kryesore në Beograd dhe qytete të tjera. Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç në fund të janarit, protestat vazhduan, me synim arritjen e ndryshimeve më të thella politike dhe luftimin e korrupsionit.