Studentët e Gjakovës organizojnë protestë paqësore më 25 nëntor kundër padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

23 nëntor 2025 | 19:17

Iniciativa studentore “Fehmi Agani” organizon një protestë paqësore kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë, në mbrojtje të identitetit dhe të drejtave të krerëve të UÇK-së. Protesta do të mbahet më 25 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Tubimi fillon para konvikteve dhe vazhdon deri te pllatoja “Shokët e Lirisë”.

Studentët janë zëri i ndërgjegjes së një shoqërie; ata janë të parët që ngrihen kur padrejtësia rrezikon të kthehet në normë. Ata nuk protestojnë vetëm për veten e tyre, por edhe për dinjitetin, historinë dhe të ardhmen e gjithë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati amerikan, Philip Reeker, në një intervistë të fundit ka…