
Studentet e Sociologjisë prezantojnë gjetjet e hulumtimit “Përjetimet e të burgosurve gjatë vitit 1999 në Dubravë”
Në ambientet e fakultetit Filozofik, studentet Bleona Potoku, Erza Mushakaj dhe Mersida Doçi, kanë prezantuar para audiencës gjetjet e hulumtimit “Përjetimet e të burgosurve gjatë vitit 1999 në Dubravë”.
Të pranishëm në këtë prezantim ishim profesorë, studentë si dhe të mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, masakër e kryer nga policia, ushtria, gardian e paramilitar serb më 19-24 maj të vitit 1999.
Njoftimi i plotë i Departamentit të Sociologjisë:
”Në kuadër të lëndës Krimi dhe Kontrolli Shoqëror, nën mentorimin e Ass. Greta Avdyli, studentet Bleona Potoku, Erza Mushakaj dhe Mersida Doçi, prezantuan gjetjet e hulumtimit “Përjetimet e të burgosurve gjatë vitit 1999 në Dubravë” – një analizë sociologjike mbi kujtesën, traumën dhe krimin institucional gjatë luftës në Kosovë.
Veç stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit Filozofik, këtë ngjarje e nderuan me praninë e tyre edhe të mbijetuar nga masakra e burgut të Dubravës, të cilët ndanë me audiencën përjetimet e tyre.
Prezantimi u pasua me diskutime dhe pyetje që i dhanë edhe më shumë vlerë kësaj iniciative akademike, duke dëshmuar rëndësinë e trajtimit të traumës kolektive përmes një qasjeje shkencore sociologjike”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Sociologjisë të fakultetit Filozofik.